Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të rrëzojë avionët izraelitë
Njoftimi zyrtar i dërgesës së armëve izraelite në Ukrainë, e përballi Rusinë me një zgjedhje, atë të ndalimit të Izraelit në Siri duke rrëzuar aeroplanët e tij në qiellin sirian, apo edhe izraelit, ose të shohë luftanijet e saj të sulmohen në Detin e Zi nga raketat izraelite Blue Spear dhe avionët e saj nga sistemi Barak 8.
Ministri izraelit i Çështjeve Ushtarake ka njoftuar zyrtarisht furnizimin me armë për Ukrainën. Sipas Benny Gantz, "përveç dhënies së ndihmës humanitare për Ukrainën, Izraeli do të ofrojë edhe ndihmë ushtarake". Sipas informacioneve të pakonfirmuara, Izraeli mund të transferojë në Ukrainë disa lloje armësh të vogla, pajisje zbulimi, si dhe raketa Spike. Ekspertët pohojnë se deklaratat e Benny Gantz për furnizimin e Ukrainës me armë mund të çojnë në një ndërlikim jashtëzakonisht serioz të marrëdhënieve midis palëve izraelite dhe ruse. Për më tepër, mediat izraelite njoftuan së fundmi se sirianët kishin operuar për herë të parë sistemin S-300 rus kundër avionëve luftarakë izraelitë, gjë që mund të nënkuptojë fundin e lirisë së veprimit të Izraelit në Siri. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe regjimit sionist janë shënuar nga tensione të reja muajt e fundit, por ajo që mund të dalë nga këto tensione ka shumë të ngjarë të ndodhë në Siri. Ka shenja se rusët po ndryshojnë kurs përballë agresionit ushtarak izraelit në Siri. Kanali 13 izraelit zbuloi se sistemi i mbrojtjes i përdorur nga Siria për të kundërshtuar sulmet ajrore izraelite ishte një S-300. Është e natyrshme që ky sistem, edhe pse i vendosur në Siri, nuk mund të funksionojë pa autorizimin e rusëve. Wall Street Journal pohon se sistemi S-300 nuk ka reaguar as edhe një herë, ndaj asnjë prej 400 sulmeve që Izraeli ka kryer, që nga viti 2017, kundër territorit sirian. Në fillim të konfliktit në Ukrainë, Tel Avivi u përpoq të zgjidhte një pozicion të paqartë që anonte më shumë drejt Perëndimit, por më në fund vendosi të forcojë tonin e tij kundër Moskës; Zyrtarët izraelitë folën për "krimet e luftës" ruse në Ukrainë, votuan kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara dhe mbështetën përjashtimin e saj nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Përveç kësaj, shumë ish-oficerë izraelitë po luftojnë kundër rusëve në Ukrainë, dhe Knesset ka pritur gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Më keq akoma, Izraeli po shqyrton dërgimin e më shumë pajisjeve ushtarake në Ukrainë. Këto janë arsye të mjaftueshme që rusët të fillojnë të reagojnë kundër Tel Avivit. Rusia nuk duket se ka ndërmend të lidhë ekuacionin sirian me situatën në Ukrainë apo të prishë qetësinë relative që mbretëron në Siri. Por është e qartë se Moska kërkon të rregullojë qëndrimin e Izraelit ndaj luftës në Ukrainë, dhe Siria për shkak të pozitës së saj të spikatur në perceptimin e zyrtarëve izraelitë, është një arenë e rëndësishme që do t'i lejonte Moskës të arrijë qëllimin e saj. Kështu, ndërsa Izraeli vazhdon politikat e tij anti-ruse, Moska gjithashtu vazhdon të pengojë sulmet izraelite në Siri.