Paralajmërim për një krizë të rëndë ushqimore në Sudan
(last modified Tue, 24 May 2022 09:28:16 GMT )
May 24, 2022 11:28 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për një krizë të rëndë ushqimore në Sudan

Ekspertët sudanezë paralajmërojnë për mungesa të mëdha ushqimore në vend.

Ekspertët sudanezë paralajmërojnë për një krizë të rëndë ushqimore në Sudan, pasi numri i sudanezëve të uritur do të shkojë deri në 18 milionë në vitin 2022, ose 45 për qind të popullsisë totale të Sudanit.

Ekonomisti sudanez Abdul Khaliq Mahjoub fajësoi gjithashtu krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, politikat e dobëta ekonomike dhe prodhimin e dobët bujqësor të cilat i quajti ndër shkaqet kryesore të pasigurisë ushqimore në Sudan. Ai vuri në dukje se 90 për qind e nevojave të vendit për grurë vijnë nga Rusia dhe Ukraina dhe për këtë është e vështirë të gjesh një burim alternativ. Abdul Khaliq Mahjoub tha se Sudani po përballet me një rrezik të madh të pasigurisë ushqimore sepse nuk ka fuqinë blerëse të grurit me një çmim shumë të lartë. Aktualisht, çmimi i një ton gruri në Sudan ka tejkaluar 600 dollarë amerikanë, që është një rritje prej 180% në krahasim me vitin 2021.

 

Tags