Vala e të nxehtit ekstrem prek shtetet verilindore të Amerikës
(last modified Tue, 24 May 2022 09:28:13 GMT )
May 24, 2022 11:28 Europe/Tirane
  • Vala e të nxehtit ekstrem prek shtetet verilindore të Amerikës

Valët e papara të të nxehtit në shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë krijuar kushte të vështira për qytetarët e këtij vendi.

Sipas CNN, një valë masive e të nxehtit ka përfshirë të gjithë verilindjen e Shteteve të Bashkuara që nga e diela e kaluar, duke shkaktuar probleme për më shumë se 20 milionë amerikanë. Sipas raportit, vala e të nxehtit e këtij viti është e paprecedentë në shtetet verilindore, përfshirë Virxhinia dhe New Hampshire, dhe shtete të tjera në lindje të vendit po përballen me stuhi vdekjeprurëse. Agjencia Meteorologjike e SHBA-së ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme dhe uragane në 48 orët e ardhshme në këto shtete. Kjo është në një kohë që sezoni i uraganeve në Amerikë nuk ka nisur ende. Stuhitë e forta në provinca të ndryshme kanadeze kanë vrarë të paktën tetë njerëz dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 500,000 banorë. Stuhitë dhe tornadot që përfshinë Kanadanë për më shumë se dy orë të shtunën e kaluar, shkaktuan dëme të mëdha në Quebec dhe Ontario.

 

Tags