Twitter gjobitet me 150 milionë dollarë për shkelje të privatësisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127732-twitter_gjobitet_me_150_milionë_dollarë_për_shkelje_të_privatësisë
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rënë dakord me kompaninë e rrjetit social Twitter se kompania do të paguajë një gjobë prej 150 milionë dollarësh dhe do të zotohet të respektojë më shumë privatësinë e informacionit privat të individëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2022 10:09 Europe/Tirane
  • Twitter gjobitet me 150 milionë dollarë për shkelje të privatësisë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rënë dakord me kompaninë e rrjetit social Twitter se kompania do të paguajë një gjobë prej 150 milionë dollarësh dhe do të zotohet të respektojë më shumë privatësinë e informacionit privat të individëve.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Twitter-in se ka mashtruar dhe fshehur përdoruesit e vet që nga viti 2013 deri në vitin 2019, duke përdorur të dhënat e tyre private për të ndihmuar kompanitë të dërgojnë reklama të caktuara.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së iu referua në mënyrë specifike mbledhjes së numrave të telefonit dhe adresave të postës elektronike që thuhet se janë mbledhur me qëllim të sigurimit të aksesit te përdoruesit.

Lina M. Khan, shefja e zyrës shtetëror për të mbikëqyrjes mbi sferën e konkurrencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se Twitter ka keqpërdorur të dhënat e mbledhura për të dërguar mesazhe reklamash për përdoruesit. Khan shtoi se "ky veprim ka prekur më shumë se 140 milionë përdorues të Twitter dhe ka luajtur rol të konsiderueshëm në rritjen e burimeve financiare të Twitter". Darmin Kran, zyrtari për ruajtjen e privatësisë në Twitter, tha në një deklaratë se rrjeti kishte konfirmuar pagesën e gjobës dhe pranoi se "disa nga adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonit të mbledhur për qëllime sigurie janë përdorur për qëllime reklamimi". Çështja e privatësisë ka marrë vrull vitet e fundit pas skandaleve të shumta politike dhe protestave publike mbi modelin ekonomik të mediave sociale.