Putin: Rusia e gatshme të eksportojë grurë dhe plehra kimike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127762-putin_rusia_e_gatshme_të_eksportojë_grurë_dhe_plehra_kimike
Presidenti rus Vladimir Putin i tha kryeministrit italian Mario Draghi se është gati të kontribuojë ndjeshëm në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të ushqimit,  por vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet e tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 27, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia e gatshme të eksportojë grurë dhe plehra kimike

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kryeministrit italian Mario Draghi se është gati të kontribuojë ndjeshëm në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të ushqimit,  por vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet e tij.

Putin tha se Rusia ishte e gatshme të eksportonte grurë dhe plehra kimike për të trajtuar krizën. Ai i tha gjithashtu kryeministrit italian Draghi se Rusia ishte e gatshme të vazhdonte furnizimet e pandërprera të gazit në Itali. Më shumë se 50 vende varen nga Rusia dhe Ukraina për grurin e tyre. Ndërsa kriza e Ukrainës intensifikohet dhe vendet në mbarë botën përpiqen të gjejnë furnizues të ndryshëm, çmimet e shumë llojeve të ushqimeve po rriten. Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë.