Nafta shkon mbi 120 dollarë për fuçi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127942-nafta_shkon_mbi_120_dollarë_për_fuçi
Pasi u rrit mundësia e një embargoje kundër naftës ruse, çmimet botërore të naftës tejkaluan shifrën 120 dollarë për fuçi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Nafta shkon mbi 120 dollarë për fuçi

Pasi u rrit mundësia e një embargoje kundër naftës ruse, çmimet botërore të naftës tejkaluan shifrën 120 dollarë për fuçi.

Nafta u shtrenjtua të hënën, duke arritur nivelin më të lartë të dy muajve teksa tregtarët prisnin të shihnin nëse Bashkimi Evropian do të arrinte një marrëveshje për të ndaluar importet e naftës nga Rusia, sipas Reuters. Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 120 cent dhe u shit për 120,44 dollarë për fuçi. Vendet anëtare të BE-së nuk arritën të bien dakord për një embargo ndaj naftës ruse. Ka ende shumë detaje që duhen zgjidhur, pohoi një zyrtar i lartë i bllokut, sipas të cilit ende ka shpresa për një ujdi, por Hungaria po refuzon të pranojë kompromisin. Shtetet e BE-së po diskutojnë për një propozim, sipas të cilit, shtetet anëtare do të pranonin të vendosnin deri në fund të vitit një bllokadë mbi  furnizimet me naftën ruse që vijnë përmes detit për në BE. Përjashtime do t’iu mundësoheshin disa shteteve – Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke – që të pranojnë naftë përmes tubacionit rus Druzhba, që është i gjatë 4,000 kilometra. Budapesti më herët kishte sugjeruar se do të mbështeste përjashtimin, i cili do të lejonte përftimin e naftës përmes tubacionit rus. Por, tani po kërkon koncesione të mëtejme.