Moska: Ne do të gjejmë klientë të tjerë
Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare të martën në reagim ndaj embargos ndaj një pjese të naftës ruse tha: Rusia për naftën e saj po gjen klientë të rinj.
Sipas IRNA, Mikhail Ulyanov në Twitter në reagim të një postimi nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Liene në lidhje me embargon ruse të naftës shkroi: Ashtu siç deklaroi dje me të drejtë, Rusia për naftën e saj do të gjejë importues dhe kilentë të rinj. Duke iu referuar ndryshimit të pozicionit të Presidentit të Komisionit Evropian, Ulyanov vuri në dukje se: Një ndryshim shumë i shpejtë i perspektivës tregon se BE-ja nuk është në një pozitë të mirë. Kreu i Komisionit Evropian të hënën shpresoi se Bashkimi Evropian mund të ndërpresë më shumë se 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia deri në fund të vitit. Më herët, paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë u diskutua në samitin e BE-së në Bruksel. Në këtë paketë janë diskutuar sanksione kundër Sberbankës të Rusisë që i ndërpritet aksesi në Swift, sanksione ndaj një pjese të naftës ruse, ndalimi i tre mediave të tjera shtetërore ruse dhe shtimi i më shumë zyrtarëve rusë në listën e zezë të BE-së. Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e katërt dhe reagimet për sulmin ushtarak rus dhe dërgimin e armëve në këtë vend vazhdojnë.