BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128130-be_miraton_paketën_e_gjashtë_të_sanksioneve_kundër_rusisë
Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importit të naftës nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2022 11:16 Europe/Tirane
  • BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importit të naftës nga Rusia.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Franca, si kryesuesja e radhës së Bashkimit Evropian, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë është miratuar gjatë një takim në Luksemburg.
Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përfshin sekuestrimin e aseteve të disa zyrtarëve rusë, oligarkëve dhe anëtarëve të familjeve të atyre që janë përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe ndalimin e tyre për të udhëtuar.
Në bazë të kësaj pako të sanksioneve, ndalohet edhe importi i naftës nga Rusia nëpërmjet rrugëve detare dhe deri në fund të këtij viti importet ruse të naftës do të reduktohen me 92 për qind.
Nga ana tjetër, do të ndalohet edhe ofrimi i shërbimeve për sektorin rus të naftës.
Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, tre banka ruse dhe një bankë bjelloruse, përfshirë Sberbank, do të përjashtohen nga sistemi i pagesave ndërkombëtare të SWIFT.