Sanksionet e Rusisë i kushtojnë 5 miliardë euro taksapaguesve gjermanë
Sanksionet e vendosura nga Rusia kundër kompanisë "Gasprom Germania" do t'u kushtojnë taksapaguesve gjermanë dhe konsumatorëve të gazit urban 5 miliardë euro shtesë në vit.
Rusia kohët e fundit vendosi të pezullojë furnizimin me gaz të "Gasprom Germania". Kjo kompani është një degë e kompanisë "Gasprom" të Rusisë në Gjermani dhe konsiderohet përgjegjëse për importin e gazit rus në Gjermani. Natyrisht, disa ditë më parë, Berlini kufizoi aktivitetet e kompanisë me pretekstin e konfliktit ushtarak të Rusisë me Ukrainën.
Sipas rrjetit informativ Euronews, media gjermane raportoi se qeveria do të obligohet të paguajë një kosto vjetore prej 5 miliardë eurosh për furnizimin me gaz alternativ pas sanksioneve kundër kompanisë filiale dhe degës së gjigantit rus të energjisë.
Berlini majin e kaluar e vendosi kompaninë "Gasprom Germania" nën administrimin e brendshëm për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe kjo u bë shkak që Moska të ndërpresë furnizimin e Gjermanisë me me gaz përmes kompanisë filiale.
Sipas raportit, kostoja shtesë e zëvendësimit të gazit rus do t'u kalohet furnizuesve dhe qytetarëve gjermanë si konsumatori përfundimtar.