Pezullimi i bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë me Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128332-pezullimi_i_bisedimeve_të_anëtarësimit_të_turqisë_me_bashkimin_evropian
Komisioneri i BE-së për Zhvillimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi tha:
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2022 03:32 Europe/Tirane
  • Pezullimi i bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë me Bashkimin Evropian

Komisioneri i BE-së për Zhvillimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi tha:

Negociatat për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian kanë ngecur për shkak të mospërputhjes së Ankarasë me standardet e politikës së brendshme dhe devijimit të saj nga standardet e BE-së. "Duke paraqitur raportin e vitit 2021 të Bashkimit Evropian," Varhelyi në seancën plenare të Parlamentit Evropian tha:  Sundimi i ligjit dhe të drejtat kushtetuese në Turqi mbeten një shqetësim kryesor. Tjetër shqetësime janë sulmet ndaj partive politike, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mediat, gjë e cila përbën një pengesë të madhe për të drejtat e njeriut dhe bie ndesh me angazhimin e Turqisë për respektimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të grave. Negociatat për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, të cilat filluan në vitin 2005, janë pezulluar zyrtarisht që nga maji 2021 për shkak të shkeljes së standardeve të BE-së nga Ankaraja. Në fund të marsit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas aplikimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, ngriti çështjen e zgjatjes së procesit të pranimit të Turqisë në BE, duke thënë se bisedimet e anëtarësimit të Ankarasë duhet të përshpejtohen në mënyrë që Turqisë t'i jepet statusi që meriton.