Qershor 08, 2022 11:03 Europe/Tirane
  • Merkel: Opsioni ushtarak është gjuha e vetme që Putini kupton!

Në intervistën e saj të parë që nga dorëheqja, ish-kancelarja gjermane tha se nuk kishte qenë kurrë “naive” në marrëdhëniet me presidentin rus. Opsioni ushtarak është gjuha e vetme që Putini kupton, tha ajo.

Sipas ISNA, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel gati gjashtë muaj pas dorëheqjes mbrojti politikat e saj ndaj Rusisë, duke thënë se "për shkak të mbështetjes së vendit të saj në diplomacinë për të parandaluar luftën në Ukrainë ajo nuk sheh të nevojshme kërkimin e faljes. Politikania e shquar 67-vjeçare në një intervistë të transmetuar në rrjetin e lajmeve Phoenix tha:  “Diplomacia nuk është e gabuar thjesht sepse nuk ka funksionuar. Merkel shprehu gjithashtu mbështetje për sanksionet ekonomike kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe përpjekjeve gjermano-franceze për të ruajtur marrëveshjen e paqes të Minskut. Ajo theksoi se marrëveshja e paqes e Minskut 2014-2015, në atë kohë, ishte alternativa më e mirë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Ky proces paqeje solli pak qetësi dhe i dha Ukrainës shtatë vjet për të forcuar demokracinë dhe ushtrinë e saj. Ish-kancelarja gjermane gjithashtu tha:  “Nuk kam pse të fajësoj veten që nuk kam bërë sa duhet. Nuk mendoj se është gabim të thuhet se nuk kam asnjë motiv për të kërkuar falje”. Merkel gjithashtu për evazioni rus ndaj Ukrainës tha:  “Nuk ka asnjë justifikim për asnjë luftë ‘brutale apo ilegale’. Vladimir Putin (Presidenti i Rusisë) bëri një gabim të madh. Ish-kancelarja gjermane paralajmëroi: Putini dëshiron të shkatërrojë Evropën dhe tani është shumë e rëndësishme që të ruhet ajo që është shumë e rëndësishme sot pra Bashkimi Evropian. Ajo gjithashtu mbrojti masën e saj për të bllokuar Ukrainën nga anëtarësimi në NATO në 2008, duke thënë: Situata në atë kohë nuk ishte e mirë dhe unë doja të parandaloja përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës me Putinin, i cili në atë kohë ishte thellësisht i mërzitur nga zgjerimi i këtij koalicioni ushtarak në lindje. Duke theksuar se respekton Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelinsky, ajo tha: Guximi dhe vendosmëria e ushtarëve ukrainas që po luftojnë për vendin e tyre është e mahnitshme. Merkel gjithashtu tha:  “Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur angazhimin me Putinin, sepse Rusia, ashtu si Kina, është shumë e madhe për t'u injoruar. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar pavarësisht nga të gjitha dallimet tona."

Tags