Zelensky: Beteja në Severodonetsk vendos fatin e Donbasit
Pjesa më e madhe e qytetit lindor të Severodonetsk tani kontrollohet nga rusët, pohoi kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday.
Më herët, forcat ukrainase raportuan se beteja të ashpra që po zhvilloheshin në disa zona të qytetit lindor. “Rusët po shkatërrojnë gjithçka, ata po qëllojnë tanke dhe artileri në ndërtesat e banimit“, tha Hayday në një njoftim televiziv. Edhe pse sipas tij, në fillim të kësaj jave, forcat speciale ukrainase kishin arritur të merrnin nën kontroll pothuajse gjysmën e Severodonetskut, kur panë avancimin e tyre, trupat ruse “thjesht filluan të rrafshojnë çdo gjë me tokën me sulme ajrore dhe artileri”. Presidenti Volodymyr Zelensky pohoi ky qytet “mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas”. “Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. I jam mirënjohës të gjithëve atyre që mbrojnë këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset në Severodonjeck”, tha Zelensky.