Johnson kundërshton referendumin për pavarësinë e Skocisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128750-johnson_kundërshton_referendumin_për_pavarësinë_e_skocisë
Kryeministri i Britanisë së Bashkuar hodhi poshtë kërkesën e re të ministres së parë të Skocisë për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Britania.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 15, 2022 18:24 Europe/Tirane
  • Johnson kundërshton referendumin për pavarësinë e Skocisë

Kryeministri i Britanisë së Bashkuar hodhi poshtë kërkesën e re të ministres së parë të Skocisë për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Britania.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson deklaroi: “Tani nuk është koha e duhur për të zhvilluar një tjetër fushatë për shkëputjen e Skocisë nga Britania”.
 Ai shtoi: "Ne jemi të bindur se qytetarët e Skocisë duan dhe presin që qeveritë e tyre të punojnë së bashku dhe të fokusohen në çështje të tilla si sfidat e shpenzimeve globale të jetesës, lufta në Evropë dhe çështjet që kanë rëndësi për familjet dhe komunitetet e tyre".
Për të mbajtur një referendum legjitim, qeveria britanike duhet t'i japë parlamentit skocez fuqinë dhe autoritetin për të mbajtur një referendum.
Kryeministrja skoceze, Nicholas Sturgeon, kohët e fundit njoftoi se ishte koha për të planifikuar dhe folur për një tjetër referendum për pavarësinë e Sskocisë.
Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë u mbajt më 18 shtator 2014, në të cilin 45% e votuesve ranë dakord me shkëputjen e Skocisë nga Britania.
 Qeveria e dytë lokale e Skocisë u formua për të mbajtur një referendum për pavarësinë nga Britania, veçanërisht pas zgjedhjeve, pasi 62% e skocezëve votuan për të qëndruar në BE në referendum.