Kërkesa e gruas së Assange për përkrahësit e lirisë së shprehjes
(last modified Sun, 19 Jun 2022 06:18:48 GMT )
Qershor 19, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Kërkesa e gruas së Assange për përkrahësit e lirisë së shprehjes

Gruaja e Julian Assange kritikoi qeverinë britanike për mbështetjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara dhe u bëri thirrje të gjithë aktivistëve të paqes dhe kundërshtarëve të krimeve të luftës që të ndihmojnë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po kërkonin hakmarrje për ekspozimin e krimeve të luftës amerikane.

“Stella Morris” në një konferencë për shtyp në Londër, pasi njoftoi vendimin e qeverisë britanike për të përmbushur kërkesën e qeverisë amerikane për ekstradimin e Assange në këtë vend tha: Të gjithë jeni të vetëdijshëm për pasojat e rënda të këtij vendimi të qeverisë britanike në jetën tuaj, në media dhe në të drejtat e njeriut, transmeton Agjencia e Lajmeve të Radios. Ajo shtoi: Ka qenë gjithmonë e mundur që sekretari britanik i Brendshëm t'ia dorëzonte Assange Shteteve të Bashkuara dhe ta ndëshkonte atë, por Britania nuk duhet t'ia dorëzonte Assange Shteteve të Bashkuara. Ndaj vendimit të qeverisë britanike për ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara, ka reaguar edhe rrjeti i ËikiLeaks, duke e cilësuar atë një veprim të turpshëm. Ky rrjet në një deklaratë theksoi se Assange nuk ishte as kriminel dhe as autor, por se kishte ekspozuar misionin e tij gazetaresk. Faqja e informatorit të ËikiLeaks deklaroi: Ne do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë për rishqyrtim dhe do të bëjmë thirrje në rrugë edhe më fort në mënyrë që të gjithë të njihen me Assange dhe zbulimet e tij.  ËikiLeaks rastin e Julian Assange e konsideroi lojë politike dhe shkroi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në Irak dhe Afganistan kryen krime lufte dhe u përpoqën t'i mbulonin, por Assange i ekspozoi dhe tani ata po përpiqen ta ndëshkojnë atë duke e mbajtur në burg me qëllim për të eliminuar mundësinë e ndëskimit të kriminelëve të luftës dhe për të penguar të tjerët që ta bëjnë këtë. Por ne do të vazhdojmë të luftojmë për ta rikthyer Assange në familjen e tij dhe për të ruajtur lirinë e shprehjes. Në përgjigje të kritikave, Ministria e Brendshme britanike mbrojti vendimin e Ministrit të Brendshëm dhe deklaroi se sipas vendimeve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, Ministri i Brendshëm ka urdhëruar ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara, sepse vendimi i gjykatës për Assange nuk është mizor dhe i padrejtë dhe nuk shkel standardet e të drejtave të njeriut. Assange dhe mbështetësit e tij kanë tani dy javë për të apeluar vendimin e qeverisë britanike për ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara. Assange ka qenë në burgun më të sigurt të Britanisë në Belmarsh për më shumë se tre vjet. Ai më parë duke përdorur imunitetin diplomatik, nga frika për jetën e tij, kishte qëndruar në strehim në ambasadën ekuadoriane në Londër për shtatë vjet. Gjatë  kësaj kohe policia britanike priste në ambasadën ekuadoriane për ta arrestuar sapo ai të dilte nga ambasada. Ai qëndroi në ambasadën e Ekuadorit, por pas ndryshimit të qeverisë në Ekuador dhe marrëveshjes së saj me qeverinë britanike, forcat britanike të sigurisë u lejuan të hynin në ambasadën e Ekuadorit dhe arrestuan Assange të cilin e transferuan në burgun e sigurisë Belmars.

Tags