Hillary Clinton: Demokracia në Amerikë është në kolaps
(last modified Sun, 19 Jun 2022 15:02:29 GMT )
Qershor 19, 2022 17:02 Europe/Tirane
  • Hillary Clinton: Demokracia në Amerikë është në kolaps

Demokracia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në prag të kolapsit, ka thënë ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe nuk ka mbetur edhe shumë deri në rënie.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, në një intervistë për Financial Times, deklaroi: "Amerika ndodhet në buzë të humnerës sa i përket humbjes së demokracisë dhe kjo çështje do të jetë edhe më e frikshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me opsionet në dispozicion".

Ish-sekretarja amerikane e shtetit theksoi se Partia Demokrate duhet të fokusohet në çështjet që ndihmojnë popullin të fitojë, në vend të çështjeve më të diskutueshme që janë kryesisht të rëndësishme për minoritetet.

Ajo shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë zgjedhjet e ardhshme”.

Shumica e demokratëve në një intervistë për New York Times, duke vënë në dukje faktin se Biden tani është 79 vjeç dhe do të jetë 82 vjeç në inaugurimin e mandatit të dytë (janar 2025), e cilësuan situatën si të rëndë për të pranuar përgjegjësinë e presidentit të shtetit.

Tags