Gafa e re e Biden vë në siklet Shtëpinë e Bardhë
Joe Biden ka zbuluar aksidentalisht një fletë udhëzimi që i jep atij orientimet bazë se ku të ulet dhe çfarë të bëjë gjatë një takimi me drejtues të bizneseve industrialë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan gabimisht u tregoi fotografëve listën e udhëzimeve në të cilën shkruhej ‘uluni në vendin tuaj’, ‘jep komente të shkurtra’ dhe ‘largohu’. Presidenti 79-vjeçar u udhëzua gjithashtu të fliste specifikisht me të pranishmit, t’u bënte pyetje dhe t’i falënderonte para se të largohej. Kjo nuk është hera e parë që Biden kapet duke përdorur një fletë udhëzimi në takime duke e bërë atë subjekt të talljeve në hapësirë kibernetike.Ai gjithashtu u pa me përgjigje të gatshme për mediat gjatë një bisede për Ukrainën në fillim të këtij viti.