Moska dhe Pekini përballë NATO-s
(last modified Fri, 01 Jul 2022 18:47:26 GMT )
Korrik 01, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • Moska dhe Pekini përballë NATO-s

Moska dhe Pekini kanë krijuar një front të përbashkët kundër Aleancës Atlantike të NATO-s, samiti i së cilës përfundoi të enjten.

“Vendet udhëheqëse të NATO-s duan të afirmojnë hegjemoninë e tyre, ambiciet e tyre perandorake,” kritikoi presidenti rus Vladimir Putin. "Thirrja për Ukrainën që të vazhdojë të luftojë dhe të refuzojë negociatat vetëm konfirmon supozimin tonë se Ukraina dhe e mira e popullit ukrainas nuk janë objektivi i Perëndimit dhe i kësaj NATO-je, por një mjet për të mbrojtur interesat e tyre," insistoi ai.  Presidenti rus Vladimir Putin tha gjithashtu se Moska nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë që t'i bashkohen NATO-s. Por ai paralajmëroi se Kremlini do të reagonte fuqishëm nëse aleanca ushtarake perëndimore do të vendoste trupa dhe infrastrukturë në këto vende pasi ato të bëhen anëtarë. Putin tha se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do t'i jepte një goditje të pashmangshme marrëdhënieve të Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin. Edhe Kina denoncoi të enjten përpjekjet "krejtësisht të kota" të NATO-s për ta "ndotur" atë, pasi aleanca ushtarake publikoi një dokument një ditë më parë duke e paraqitur Pekinin si një kërcënim për interesat e saj. Ky dokument i quajtur "koncepti strategjik" i NATO-s injoron realitetin dhe i paraqet faktet në të kundërt", tha Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze. “Ai e portretizon Kinën me kokëfortësi dhe gabimisht si një sfidë sistematike dhe nënçmon politikën e jashtme të Kinës”, tha ai në një konferencë të rregullt për media, duke treguar “kundërshtimin e fortë” të Pekinit. Nga ana e saj, në udhërrëfyesin e ri të miratuar në samitin e saj në Madrid, NATO vlerësoi të mërkurën se Pekini përfaqësonte një "sfidë" për "interesat" dhe "sigurinë" e vendeve të Aleancës. Në dokumentin e saj, NATO denoncon në veçanti "partneritetin e thellë strategjik" midis Pekinit dhe Moskës "dhe përpjekjet e tyre të ndërsjella për të minuar rendin ndërkombëtar bazuar në rregulla".

 

 

Tags