Kush mund ta zëvendësojë Boris Johnsonin
Pyetja në mendjen e shumicës së britanikëve është se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar – dhe lista e kandidatëve të mundshëm është e gjatë.
Disa sondazhe të reja nga YouGov, ku u anketuan më shumë se 700 anëtarë të Partisë Konservatore, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace është favoriti kryesor – me 13 për qind të mbështetjes. Ai ndiqet nga Penny Mordaunt (12 për qind), ministrja e shtetit për politikën tregtare. Boris Johnson ka dhënë sot dorëheqje që do thotë se tani do të ketë zgjedhje lidershipi për të vendosur se kush do të bëhet udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator. Është e vështirë të thuhet se kur do të zgjidhet pasardhësi i Johnson, pasi procesi është i ndërlikuar. Ndërsa ka shumë të ngjarë të jetë në shtator ose tetor, disa nga kritikët e kryeministrit britanik, Boris Johnson duan që i gjithë procesi të zhvillohet më shpejt.