Rusia dhe Kina denoncojnë sanksionet e njëanshme që anashkalojnë OKB-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129586-rusia_dhe_kina_denoncojnë_sanksionet_e_njëanshme_që_anashkalojnë_okb_në
Rusia dhe Kina i kanë vlerësuar si “të papranueshme” sanksionet e njëanshme të vendosura në anashkalim të Kombeve të Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 07, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Kina denoncojnë sanksionet e njëanshme që anashkalojnë OKB-në

Rusia dhe Kina i kanë vlerësuar si “të papranueshme” sanksionet e njëanshme të vendosura në anashkalim të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij kinez Wang Yi të enjten në margjinat e samitit të ministrave të jashtëm të G20 në Ishulli turistik Bali në Indonezi, mbështetën idenë se sanksionet e njëanshme që vendosen duke anashkaluar OKB-në janë të papranueshme, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë. “Vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në dhe rreth Ukrainës. Lavrov e informoi homologun e tij kinez mbi zbatimin e qëllimeve kryesore të operacionit special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse që synojnë mbrojtjen e civilëve në Donbass, çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës. Diplomatët e lartë shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e Perëndimit në lidhje me çështjen e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.  Samiti filloi të enjten dhe do të vazhdojë deri të premten. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, Sergey Lavrov dhe ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi do të marrin pjesë në mbledhje mes rritjes së shqetësimeve nga qeveritë perëndimore mbi ndikimin që konflikti në Ukrainë ka në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë, çka ka bërë që edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara të paralajmërojë “për një valë të paprecedentë të urisë dhe varfërisë në botë.”