Sulm me raketa ukrainase në hidrocentralin në Kherson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129760-sulm_me_raketa_ukrainase_në_hidrocentralin_në_kherson
Autoritetet lokale njoftuan se sulmi me raketa i ushtrisë ukrainase në hidrocentralin Cachoskia në rajonin Kherson shkaktoi një shpërthim të madh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2022 07:59 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa ukrainase në hidrocentralin në Kherson

Autoritetet lokale njoftuan se sulmi me raketa i ushtrisë ukrainase në hidrocentralin Cachoskia në rajonin Kherson shkaktoi një shpërthim të madh.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, autoritetet lokale njoftuan të martën në mëngjes se hidrocentrali Cachoskia ishte sulmuar dhe vlerësimi i dëmit është i vështirë. Sipas autoriteteve lokale, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur shumicën e sulmeve me raketa ukrainase në hidrocentral. Sulmet e forcave ukrainase ndaj këtij hidrocentrali nisën të premten. Rajoni Kherson në Ukrainën jugore kufizohet me gadishullin e Krimesë. Në mes të marsit, forcat ruse morën kontrollin e rajonit Kherson dhe krijuan administrata civile-ushtarake. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në një deklaratë njoftoi: Të hënën, më 11 korrik, i Ngarkuari me Punë i Kanadasë në Ukrainë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe u informua për pakënaqësinë e palës ukrainase me vendimin e Kanadasë për t'i kthyer Gjermanisë turbinat e projektit Nord Stream-1. Ulja e fluksit të gazit nga Rusia në Gjermani ka bërë që Kanadaja të tërhiqet nga embargoja e gazsjellësit Nord Stream dhe të bashkëpunojë me Berlinin për të ofruar pjesët e nevojshme për këtë tubacion.