BE-ja ngrin miliarda euro asete ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129778-be_ja_ngrin_miliarda_euro_asete_ruse
Që prej nisjes së pushtimit në Ukrainë, BE-ja ka ngrirë asete ruse që mbërrijnë në disa miliardë euro, pohoi një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • BE-ja ngrin miliarda euro asete ruse

Që prej nisjes së pushtimit në Ukrainë, BE-ja ka ngrirë asete ruse që mbërrijnë në disa miliardë euro, pohoi një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

“Për momentin, ne kemi ngrirë 13.8 miliardë euro asete vijnë nga oligarkët dhe subjektet e tjera. Është një shumë goxha e madhe. “Por më duhet të them se një pjesë shumë e madhe e saj, më shumë se 12 miliardë euro vjen nga pesë shtete anëtare“, tha Didier Reynders, komisioner europian i drejtësisë. Reynders refuzoi të tregonte se cilat ishin shtetet në fjalë, ndërsa shtoi se shpreson që edhe vende të tjera t`i përshpejtojnë përpjekjet për të identifikuar dhe ngrirë asetet që bien mbi juridiksionin e tyre. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, tha se vlera e aseteve të ngrira ruse në shtetin e tij deri në mesin e qershorit ishte 4.48 miliardë euro. Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Maliuska, përsëriti thirrjet e Kievit se asetet duhet të përdoren për të ofruar kompensime për dëmet e luftës, që janë kryer nga forcat ruse. “Aktualisht, ajo janë të mbrojtura nga imuniteti sovran, por ne mendojmë se asetet e shtetit që nisi luftën, kreu agresion, nuk duhet të mbrohen nga imuniteti sovran”, tha Maliuska në Pragë. “Ne po vuajmë nga humbjet ekonomike, dhe nuk ka kuptim që këto humbje të mbulohen nga taksapaguesit ukrainas apo evropianë”, shtoi ai.