Kremlini “pret progres” lidhur me Kaliningradin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129804-kremlini_pret_progres_lidhur_me_kaliningradin
Kremlini ka njoftuar se pret progres lidhur me marrëveshjen me Bashkimin Evropian sa i përket lejimit të Rusisë për transportimin e disa mallrave, që aktualisht janë në listën e sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2022 16:17 Europe/Tirane
  • Kremlini “pret progres” lidhur me Kaliningradin

Kremlini ka njoftuar se pret progres lidhur me marrëveshjen me Bashkimin Evropian sa i përket lejimit të Rusisë për transportimin e disa mallrave, që aktualisht janë në listën e sanksioneve.

Lituania tashmë ka bllokuar Rusinë për të dërguar disa mallra në Kaliningrad – që është territor i ndarë nga Rusia dhe Lituania, kurse Polonia ka bllokuar portin në Baltik – duke nxitur një lloj zemërimi në Moskë dhe premtim për hakmarrje. Në anën tjetër Lituania ka thënë se mallrat si metalet janë pjesë e sanksioneve të BE-së, dhe se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga ky vendim, pavarësisht paralajmërimit të Moskës për hakmarrje. Në këto sanksione përfshihen edhe çimentoja, druri dhe alkooli. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se nuk ka ndonjë finalizim sa i përket kësaj çështjeje. “Presim progres, por nuk mund të themi se problemi është eliminuar”, shtoi ai duke iu referuar marrëveshjes mes BE-së dhe Rusisë që mund të arrihet". Guvernatori rajonal i Kaliningradit, tha se gjysma e mallrave që vijnë mes Rusisë dhe enklavës do të goditen nga ndalesa si pasojë e sanksioneve.