Të ardhurat e Rusisë nga nafta arritën në 20 miliardë dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129812-të_ardhurat_e_rusisë_nga_nafta_arritën_në_20_miliardë_dollarë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se në qershor të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës arritën në 20 miliardë dollarë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 13, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Të ardhurat e Rusisë nga nafta arritën në 20 miliardë dollarë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se në qershor të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës arritën në 20 miliardë dollarë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi të mërkurën në raportin e saj mujor se të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës në qershor arritën në 20 miliardë dollarë për shkak të rritjes së çmimit të këtij malli bazë, pavarësisht uljes së eksporteve të vendit. Statistikat e kësaj agjencie treguan një rritje prej 700 milionë dollarësh të të ardhurave të Rusisë në qershor në krahasim me muajin paraardhës, edhe pse eksporti ditor i naftës bruto dhe produkteve të naftës të këtij vendi është ulur me 250 mijë fuçi në ditë dhe ka arritur në 7.4 milionë fuçi, që është sasia më e ulët që nga gushti i vitit të kaluar. Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, rënia e eksporteve ruse muajin e kaluar, qershor, ka ardhur si pasojë e rënies së eksporteve të naftës bruto, të cilat janë ulur me më shumë se 5 milionë fuçi në ditë. Eksportet ditore drejt Bashkimit Evropian ranë në më pak se 3 milionë fuçi, që është niveli më i ulët që nga nëntori. Në të njëjtën kohë, çmimi global i naftës është rritur për shkak të forcimit të kërkesës dhe uljes së ofertës.