Rastet e lisë së majmunëve në rritje në Nju Jork
(last modified Thu, 14 Jul 2022 09:55:15 GMT )
Korrik 14, 2022 11:55 Europe/Tirane
  • Rastet e lisë së majmunëve në rritje në Nju Jork

Qyteti i Nju Jorkut, i cili është përballur me një rritje të rasteve të lisë së majmunëve, ka paralajmëruar departamentin e shëndetësisë së qytetit për "urgjencën" e zgjerimit të vaksinimit kundër sëmundjes, e cila prek kryesisht homoseksualët.

Sipas AFP, Nju Jorku, qyteti më i madh amerikan me një popullsi prej 8 deri në 9 milionë banorë, i cili konsiderohet si kryeqytet për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, regjistroi zyrtarisht 336 raste të mundshme të lisë së majmunëve, krahasuar me 267 një ditë më parë. Departamenti i Shëndetësisë i qytetit të Nju Jorkut thotë se numrat nuk pasqyrojnë tërësinë e "një epidemie në rritje." Lija e majmunëve, e cila nuk është fatale, shkakton skuqje që mund të duken si puçrra ose flluska dhe shoqërohet me simptoma të ngjashme me gripin si ethe, dhimbje koke dhe lodhje.

Tags