Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA pengon shitjen e avionëve F16 Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129882-dhoma_e_përfaqësuesve_e_shba_pengon_shitjen_e_avionëve_f16_turqisë
Dhoma e Përfaqësuesve Amerikanë duke miratuar një plan kufizoi dhe kushtëzoi shitjen e avionëve luftarakë F16 në Turqi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 15, 2022 09:28 Europe/Tirane
  • Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA pengon shitjen e avionëve F16 Turqisë

Dhoma e Përfaqësuesve Amerikanë duke miratuar një plan kufizoi dhe kushtëzoi shitjen e avionëve luftarakë F16 në Turqi.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA të enjten miratoi një projektligj që do të krijonte një pengesë të re për planin e Joe Biden për t'i shitur Turqisë avionë luftarakë F-16. Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi projektligjin, të propozuar nga demokratët Frank Pallone dhe Chris Pappas, si një ndryshim në Aktin vjetor të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare me një votim 244 pro dhe 179 kundër. Kjo duket të jetë një nga përpjekjet e fundit të anëtarëve të Kongresit për të kontrolluar shitjen e Lockheed Martin F-16 Turqisë si një anëtare e NATO-s. Ky amendament ndalon SHBA-në të shesë ose transferojë avionë luftarakë F-16 në Turqi. Transferimi i këtyre avionëve në Turqi është i kushtëzuar me konfirmimin e Shtëpisë së Bardhë se kjo është e nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe përfshin masa specifike që ata të mos përdoren për fluturime të paautorizuara kundër Greqisë.