Rusia sanksionon 384 anëtarë të parlamentit japonez
(last modified Sat, 16 Jul 2022 05:41:55 GMT )
Korrik 16, 2022 07:41 Europe/Tirane
  • Rusia sanksionon 384 anëtarë të parlamentit japonez

Të premten, Ministria e Jashtme ruse njoftoi sanksionimin e 384 anëtarëve të Parlamentit japonez në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të Tokios.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë vuri në dukje se këta 384 anëtarë të parlamentit japonez kanë marrë një qëndrim jomiqësor kundër Rusisë dhe kanë bërë akuza të pabaza ndaj Moskës në kuadër të operacioneve ushtarake të këtij vendi në Ukrainë. Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se vendimi i Rusisë për vendosjen e sanksioneve ndaj 384 anëtarëve të parlamentit japonez lidhet me sanksionet e qeverisë japoneze në prillin e kaluar ndaj një grupi të madh përfaqësuesish të Dumës Shtetërore Ruse. Më parë, Japonia kishte vendosur disa sanksione ndaj institucioneve ruse dhe një sërë zyrtarësh të këtij vendi, përfshirë presidentin Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

 

Tags