Blair: Po i vjen fundi epokës së dominimit perëndimor
(last modified Sat, 16 Jul 2022 18:11:36 GMT )
Korrik 16, 2022 20:11 Europe/Tirane
  • Blair: Po i vjen fundi epokës së dominimit perëndimor

Tony Blair ka paralajmëruar se epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngritjes së Kinës si “superfuqia e dytë” në botë.

Ish-kryeministri britanik tha se fuqitë perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të ruajtur supremacinë e tyre ushtarake, raporton eveningstandard. “Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek lidershipi kinez që të sillet në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale”, tha 69-vjeçari. “Mos më keqkuptoni. Nuk po them që Kina do të përpiqet të marrë me forcë Tajvanin në të ardhmen e afërt. Por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në idenë se ata nuk do ta bëjnë këtë”, deklaroi ish kreu i qeverisë britanike. Blair tha se ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia, dhe shtoi se “ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor”. Tony Blair njihet për rolin aktiv që ka luajtur në bombardimin dhe pushtimin e Irakut dhe Afganistanit në vitet 2001 dhe 2003.

 

Tags