Rusia urdhëron trupat të shtojnë operacionet në Ukrainën lindore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129920-rusia_urdhëron_trupat_të_shtojnë_operacionet_në_ukrainën_lindore
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka urdhëruar njësitë ushtarake të shtojnë operacionet për të parandaluar sulmet në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 16, 2022 15:45 Europe/Tirane
  • Rusia urdhëron trupat të shtojnë operacionet në Ukrainën lindore

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka urdhëruar njësitë ushtarake të shtojnë operacionet për të parandaluar sulmet në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se Shoigu dha urdhrin teksa bëri një vizitë të befasishme te trupat ruse të përfshira në operacionin ushtarak në Ukrainë dhe u takua me oficerët e lartë komandues për të diskutuar mënyrat për të ndaluar sulmet ukrainase ndaj civilëve në rajonin lindor të Donbasit. “Kreu i ministrisë ruse të mbrojtjes dha udhëzimet e nevojshme për të rritur veprimet e njësive ushtarake në të gjitha zonat operative në mënyrë që të përjashtohet mundësia që regjimi i Kievit të kryejë sulme masive me raketa dhe artileri mbi infrastrukturën civile dhe banorët e vendbanimeve në të gjithë Donbasin dhe rajone të tjera”, tha ministria ruse e mbrojtjes. Ndërsa fokusi i luftës, tashmë në muajin e pestë të saj, është zhvendosur në Donbas, forcat ruse kanë goditur qytetet gjetkë në Ukrainë me raketa. Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se vetëm 30 për qind e sulmeve ruse godasin objektiva ushtarake, ndërsa pjesa tjetër godet objektet civile. Kievi pretendon se rreth 40 njerëz janë vrarë në sulme të tilla në zonat urbane në tre ditët e fundit. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët. Moska akuzon Ukrainën për bombardimin e popullit të saj në territoret lindore mbi të cilat ka humbur kontrollin.