Kanadaja ndaloi pranimin e emigrantëve afganë
(last modified Sun, 17 Jul 2022 06:21:12 GMT )
Korrik 17, 2022 08:21 Europe/Tirane
  • Kanadaja ndaloi pranimin e emigrantëve afganë

Qeveria kanadeze, e cila kishte premtuar të sigurojë kushte për pranimin e 40,000 qytetarëve afganë, njoftoi se nuk do të përpunojë më aplikime të reja për programin e imigracionit.

Sipas CBC News, qeveria kanadeze po shqyrton kërkesat e fundit nga 18,000 aplikimet nga afganët që shpresojnë të emigrojnë në Kanada. Mbrojtësit e refugjatëve thonë se përfundimi i programit të masave speciale të imigracionit do t'i lërë të bllokuar afganët që shpresojnë të vijnë në Kanada. Ky program u krijua gati një vit më parë, disa javë para rënies së Kabulit në duart e  talebanëve në gusht 2021. Portali i Departamentit të Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë në Kanada për programin është ende aktiv, por një zëdhënës i Ministrit së Emigracionit Sean Fraser konfirmoi në një njoftim për media se të gjitha mundësitë për programin janë ezauruar dhe ky program është ndalur. Kanadaja deri më tani ka lëshuar viza imigrimi për 6985 bashkëpunëtorë ushtarakë të këtij vendi në operacionin në Afganistan dhe familjet e tyre në bazë të programit të masave speciale të imigracionit. Gjithashtu supozohet se qeveria kanadeze do të vendosë disa emigrantë në një vend të tretë për transferimin përfundimtar në këtë vend për të kontrolluar kushtet e azilit.

 

Tags