Fauci: Lija e majmunëve është në rritje në Amerikë
(last modified Tue, 19 Jul 2022 10:59:14 GMT )
Korrik 19, 2022 12:59 Europe/Tirane
  • Fauci: Lija e majmunëve është në rritje në Amerikë

Sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, rastet e lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rriten.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së, në një intervistë me CNN tha: "Ky (virusi i lisë së majmunit) është diçka që duhet ta marrim patjetër seriozisht, ne ende nuk e dimë qëllimin dhe potencialin e tij." Dr. Scott Gottlieb, ish-komisioneri i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, paralajmëroi gjithashtu se mund të jetë tepër vonë për të kontrolluar dhe mbajtur këtë virus. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi i lisë së majmunit është zbuluar në shumicën e shteteve, përveç disa shteteve të caktuara. Deri më tani, shtetet me më shumë raste përfshijnë Nju Jorkun, Kaliforninë, Ilinoisin dhe Floridan. Të dhënat e fundit tregojnë se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deri më tani ka konfirmuar të paktën 1814 raste të mundshme në vend. Tani, sipas statistikave zyrtare, gjithsej në 68 vende janë raportuar 1,556 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve.

Tags