Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës shkoi në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130042-bashkëshortja_e_presidentit_të_ukrainës_shkoi_në_amerikë
Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, në një udhëtim të planifikuar ka shkuar në Amerikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2022 03:38 Europe/Tirane
  • Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës shkoi në Amerikë

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, në një udhëtim të planifikuar ka shkuar në Amerikë.

Sipas Associated Press, Olena Zelensky u takua me Jill Biden, bashkëshorten e presidentit amerikan, në Uashington ku diskutuan zhvillimet në Ukrainë. Në ceremoninë e pritjes së bashkëshortes së presidentit të Ukrainës ka qenë i pranishëm edhe “Joe Biden”, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familjet e presidentëve amerikanë dhe ukrainas ishin takuar më parë në Evropën Lindore. Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës u takua dhe bisedoi gjithashtu me Anthony Blinken, Sekretarin e Shtetit dhe Samantha Power, drejtoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington dhe të mërkurën është planifikuar të mbajë një fjalim para anëtarëve të Kongresit. Ky është udhëtimi i parë i familjes Zelensky në Amerikë që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë. Në këtë raport nuk bëhet e ditur se bashkëshortja e presidentit të Ukrainës do të kthehet në vendin e saj apo se prania e saj në Amerikë do të jetë afatgjatë.