Bashkimi Evropian bëri thirrje për reduktim vullnetar të konsumit të gazit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130070-bashkimi_evropian_bëri_thirrje_për_reduktim_vullnetar_të_konsumit_të_gazit
Bashkimi Evropian u kërkoi vendeve anëtare që nga muaji i ardhshëm të reduktojnë vullnetarisht konsumin e gazit natyror me 15%.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2022 03:50 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian bëri thirrje për reduktim vullnetar të konsumit të gazit

Bashkimi Evropian u kërkoi vendeve anëtare që nga muaji i ardhshëm të reduktojnë vullnetarisht konsumin e gazit natyror me 15%.

Kjo kërkesë është bërë pas kërcënimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se furnizimi me gaz në Evropë mund të reduktohet apo edhe të ndërpritet fare. Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve anëtare që të ulin vullnetarisht konsumin e gazit natyror me 15% duke filluar nga muaji i ardhshëm, pasi ka shqetësime se Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Lëvizja është pjesë e programit "Kursimi i gazit për një dimër të sigurt" i nisur në Bruksel, i cili synon të sigurojë furnizim të pandërprerë për familjet dhe konsumatorët thelbësorë si spitalet dhe industritë kryesore. Ulja e konsumit të gazit do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars 2023. Sipas Euro Neës, Ursula van der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, gjithashtu ka thënë: "Është e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare evropiane të marrin pjesë në kursimin, ruajtjen dhe gatishmërinë për të ndarë gazin. Sipas saj, nëse shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk mund të veprojnë së bashku, atëherë do të vuajnë të gjitha vendet anëtare. Nëse shtetet anëtare nuk arrijnë të reduktojnë vullnetarisht mjaftueshëm (konsumin e gazit) dhe kriza energjetike përkeqësohet, duke çuar në një "Alarm Unioni" për sigurinë e furnizimit, ky reduktim (konsum) mund të bëhet i detyrueshëm. Aktiviteti i gazsjellësit "Nord Stream 1", i cili transporton rreth një të tretën e gazit rus drejt Evropës, është planifikuar të rifillojë nesër (e enjte) pas një ndalese dhjetëditore për shkak të "riparimeve vjetore". Transmetimi i gazit përmes këtij gazsjellësi kishte rënë edhe para shpalljes së pezullimit të përkohshëm dhjetëditor, i cili ishte për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës dhe tani shqetësimi për një rënie të mëtejshme të eksportit të gazit e ka komplikuar edhe më shumë situatën. Dërgesat e gazit do të rifillojnë në kohë me më pak se kapaciteti i plotë, raportoi dje Reuters, pavarësisht shqetësimeve në rritje në Bashkimin Evropian, se Rusia po i përdor çështjet teknike si një justifikim për të mos rifilluar dërgimin e gazit. Transmetimi i gazit nga rrugë të tjera si Ukraina gjithashtu është ulur që nga sulmi rus ndaj fqinjit të saj në shkurt. Këto ndërprerje kanë lënë në hije përpjekjet e Evropës për të ruajtur gazin për sezonin e dimrit, gjë që mund të çojë në masa të mëtejshme reduktuese në importet evropiane të gazit, siç është racionimi. Moska ka deklaruar vazhdimisht se është një furnizues i besueshëm i gazit natyror dhe do t'u përmbahet detyrimeve kontraktuale ndaj klientëve.