Rritja e depresionit të mercenarëve të huaj në Ukrainë
Sipas një ushtari amerikan në pension, shumica e mercenarëve të huaj në Ukrainë janë në depresion dhe ankohen për dobësinë e komandës së ushtrisë së vendit.
Koloneli në pension i marinës amerikane Ripley Rawlings në një intervistë me NBC të enjten tha: Mercenarët e huaj që janë të pranishëm në Ukrainë kanë një moral të ulët për shkak të dobësisë së komandës së ushtrisë së këtij vendi dhe operacioneve efektive të Rusisë. Ky ushtar amerikan pranoi se depresioni dhe morali i forcave të huaja është rritur dhe kjo çështje lidhet më shumë me performancën e rusëve. Ai tha se mercenarët e huaj ankohen për mungesën e komunikimit të centralizuar dhe përdorimin e taktikave të papërshtatshme nga komandantët ushtarakë dhe nuk mund të shpresojnë për fitore. Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, më parë në një raport kishte njoftuar se më shumë se 1000 ushtarë të huaj ishin vrarë në Ukrainë. Gazeta Washington Post në një raport duke iu referuar pranisë së forcave të huaja vullnetare në luftën në Ukrainë njoftoi për arratisjen e këtyre forcave.