Ministri rus i Mbrojtjes: Amerika po trajnon terroristët në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130146-ministri_rus_i_mbrojtjes_amerika_po_trajnon_terroristët_në_siri
Sergei Shoigu", ministri i Mbrojtjes i Rusisë, në një takim me homologun e tij turk Hulusi Akar në Stamboll, theksoi paligjshmërinë e pranisë së trupave amerikane në Siri, duke deklaruar se në bazat amerikane në Siri po stërviten terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2022 05:27 Europe/Tirane
  • Ministri rus i Mbrojtjes: Amerika po trajnon terroristët në Siri

Sergei Shoigu", ministri i Mbrojtjes i Rusisë, në një takim me homologun e tij turk Hulusi Akar në Stamboll, theksoi paligjshmërinë e pranisë së trupave amerikane në Siri, duke deklaruar se në bazat amerikane në Siri po stërviten terroristët.

Ushtria amerikane dhe elementët terroristë të lidhur me to prej kohësh janë prezent ilegalisht në Siri dhe përveç grabitjes së burimeve të naftës dhe drithërave të vendit, po kryejnë aksione kundër popullit dhe forcave siriane. Sipas Iran Press Neës Agency, Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë në lidhje me takimin e Shoigut me Hulusi Akar vuri në dukje se ministri rus i Mbrojtjes në një bisedë me ministrin turk të Mbrojtjes gjithashtu ka theksuar paligjshmërinë e sanksioneve të njëanshme amerikane kundër qeverisë siriane. Në këtë takim, Shoigu e quajti praninë e forcave amerikane në Siri shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara duke pushtuar disa zona të Sirisë dhe duke nxjerrë ilegalisht naftë nga këto zona po veprojnë në formë të jashtëligjshme. “Maria Zakharova”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, ka njoftuar më parë se Shtetet e Bashkuara çdo muaj nxjerrin ilegalisht më shumë se 30 milionë dollarë naftë nga fushat e naftës në veri të Sirisë. Jo shumë kohë më parë “Bassam Sabbagh”, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kishte informuar për përpjekjen e Uashingtonit për të ringjallur ISIS-in në Siri. Autoritetet siriane kanë theksuar vazhdimisht se veprimet e SHBA-së në Siri përbëjnë "pushtim". Amerika është sponsori kryesor i terroristëve në Siri. Kriza në Siri ka nisur që nga viti 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist.