Papa Françesku viziton Kanadanë për t'u kërkuar falje të mbijetuarve indigjenë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130170-papa_françesku_viziton_kanadanë_për_t'u_kërkuar_falje_të_mbijetuarve_indigjenë
Sot Papa Françesku do të vizitojë Kanadanë për një vizitë të quajtur "Pelegrinazhi i pendimit".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2022 07:55 Europe/Tirane
  • Papa Françesku viziton Kanadanë për t'u kërkuar falje të mbijetuarve indigjenë

Sot Papa Françesku do të vizitojë Kanadanë për një vizitë të quajtur "Pelegrinazhi i pendimit".

Gjatë këtij udhëtimi ai do të vizitojë personalisht të mbijetuarit indigjenë të Kanadasë për shkak të rolit të Kishës Katolike në drejtimin e shkollave ku shumë fëmijë indigjenë janë abuzuar dhe janë vrarë dhe për këtë ai do të kërkojë falje.  Sipas ISNA, vitin e kaluar, qindra varre fëmijësh pa emër dhe pa shenja u zbuluan në disa zona të Kanadasë, ku fëmijët indigjenë janë përballur me abuzime, izolime dhe kequshqyerje, që ishin pjesë e politikës së asimilimit kulturor në shkollat ​​nën mbikëqyrjen e Kishës Katolike. Nga fundi i shekullit të 19-të për njëqind vjet, mijëra fëmijë vendas u ndanë nga familjet e tyre me pretekstin e mësimit të qytetërimit të ri dhe u sollën në shkolla për t'u mësuar shkencat e reja. Por rezultati i këtij veprimi ishte tortura, uria, abuzimi seksual dhe fizik, sëmundja dhe vdekja e mijëra fëmijëve dhe varrimi i tyre në varreza masive. Papa do të qëndrojë në Kanada deri të premten, duke vizituar provincat e Albertës dhe Quebec, si dhe territorin verior të Nunavut.