Lavrov: Nuk duhet dërguar armë me anijet që bartin grurë ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130192-lavrov_nuk_duhet_dërguar_armë_me_anijet_që_bartin_grurë_ukrainas
Ministri i Jashtëm rus theksoi se Moska duhet të sigurojë që armët të mos dërgohen në Kiev me anije që supozohet të bartin grurë ukrainas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Lavrov: Nuk duhet dërguar armë me anijet që bartin grurë ukrainas

Ministri i Jashtëm rus theksoi se Moska duhet të sigurojë që armët të mos dërgohen në Kiev me anije që supozohet të bartin grurë ukrainas.

Sipas Sputnik, Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, duke iu referuar rolit të Perëndimit në krizën ushqimore në botë, deklaroi: "Perëndimi duhet të zgjidhë problemet që ka krijuar sepse ato pengojnë hyrjen e anijeve ruse në portet e huaja, dhe kjo luan një rol në krizën ushqimore globale". Lavrov shtoi: "Ne nuk jemi kërcënim për anijet dhe nuk lejojmë që ato të kërcënohen. Ne duhet të sigurojmë që asnjë armë të mos hyjë në Ukrainë nëpërmjet anijeve që transportojnë grurë". Duhet theksuar se në takimin e Stambollit përfaqësuesit e Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara nënshkruan së fundmi një marrëveshje për eksportin e drithërave ukrainase. Sipas tekstit të kësaj marrëveshjeje, portet e Odesës dhe Eugene në Detin e Zi, përmes të cilave eksportohet gruri, do të mbeten nën kontrollin e palës ukrainase. Rusia dhe Ukraina furnizojnë pothuajse një të tretën e grurit në botë, ndërsa Rusia është eksportuesi kryesor i plehrave kimike dhe Ukraina është eksportuesi më i madh i misrit dhe vajit të lulediellit në botë.