Përshpejtohet rritja e nivelit të detit në Britani
(last modified Thu, 28 Jul 2022 18:56:51 GMT )
Korrik 28, 2022 20:56 Europe/Tirane
  • Përshpejtohet rritja e nivelit të detit në Britani

Niveli i detit po rritet shumë më shpejt në krahasim me një shekull më parë, sipas një hulumtimi të ‘Met Office’ për klimën dhe motin në Mbretërinë e Bashkuar.

Konservatorët paralajmëruan se pranvera po vjen më herët dhe se jeta bimore dhe shtazore nuk po evoluon aq shpejt sa të përshtatet me ndryshimet klimatike. Raporti thekson gjithashtu mënyrat se si ndryshimi i klimës po ndikon në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Met Office’ vlerësoi ngjarjet klimatike dhe motin për vitin 2021 duke përfshirë ngjarjet ekstreme si stuhia Arwen që shkaktoi përmbytje shkatërruese. Niveli i detit është rritur me rreth 16.5 cm që nga viti 1990, por Zyra Metologjike tha ai se vazhdon të rritet. Tani ato po rriten me 3-5.2 mm në vit, që është më shumë se dyfishi i shkallës së rritjes në fillim të shekullit të kaluar. Kjo po ekspozon më shumë pjesë të bregdetit ndaj stuhive dhe erërave të fuqishme, duke dëmtuar mjedisin dhe shtëpitë. Rreth 500,000 shtëpi janë në rrezik nga përmbytjet, sipas shkencëtarëve. Ndërsa vija bregdetare ndryshon gjithmonë, ndryshimet klimatike dhe rritja e nivelit të detit po i theksojnë këto ndryshime.

 

Tags