20 raketa lëshohen nga Bjellorusia drejt Ukrainës
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase njoftoi sot, duke cituar burime bjelloruse, se më shumë se 20 raketa u lëshuan nga Bjellorusia në drejtim të Ukrainës.
“Në një periudhë prej një ore, sipas informacioneve nga burime bjelloruse, më shumë se 20 raketa janë lëshuar nga Bjellorusia. Deri më tani dimë se nëntë raketa goditën zonën Honcharivska në rajonin Chernihiv”, njoftoi ushtria ukrainase. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima, njoftoi ushtria ukrainase. Gjithashtu forcat ruse lëshuan raketa herët këtë mëngjes në infrastrukturën në Vyshigorod, në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev dhe autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të mos largohen nga strehimoret. Ndërkohë, forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin e Khersonit, i cili është ndër kryesorët për Moskën.