Përmbytje “apokaliptike” në Kentucky
(last modified Fri, 29 Jul 2022 18:50:31 GMT )
Korrik 29, 2022 20:50 Europe/Tirane
  • Përmbytje “apokaliptike” në Kentucky

Tetë të vdekur e një vazhdë e madhe shkatërrimesh; përmbytjet masive kanë gjunjëzuar Kentakin lindor pas shirave të rrëmbyer që sipas guvernatorit të këtij shteti, sollën një nga vërshimet më vdekjeprurëse të ujërave të historinë e Commonwealthit.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore që ende nuk ka përfunduar, sepse akoma edhe më shumë shira priten sonte, të cilat do të përkeqësojnë situatën”, pohoi me shqetësim Andy Beshear. Beshear u shpreh se autoritetet lokale janë ngritur në këmbë; policia e shtetit, agjencitë lokale të menaxhimit të emergjencave e deri tek personali nga Garda Kombëtare, dhe Departamenti i Peshkimit e Kafshëve të Egra, i janë përgjigjur menjëherë krizës. Në disa pjesë të Kentuckyt ranë rreth 220 milimetra shi nga e mërkura deri të enjten në mëngjes, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit dhe vëzhguesve vendas, teksa toka në ato zona, sipas CNN, ishte tashmë e ngopur me ujë nga reshje të mëparshme. Paralajmërimet për përmbytje në rajon u zgjatën deri  mbrëmjen e së hënës.  Shirat kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme për shtëpitë në  Appalachia dhe kanë detyruar disa banorë të ngjiten në çatitë e shtëpive të tyre të pushtuara nga uji, në pritje të ekipeve të shpëtimit.

 

Tags