Shtohen rastet e lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara
(last modified Sat, 30 Jul 2022 09:07:46 GMT )
Korrik 30, 2022 11:07 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet e lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara

Më shumë se 4,900 raste të lisë së majmunëve u regjistruan në Shtetet e Bashkuara që nga e enjtja.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se 4,907 raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, Amerika ka pasur numrin më të madh të rasteve të lisë së majmunëve. Sipas mediave lokale në SHBA, qeveria e këtij vendi ka dërguar më shumë se 310 mijë vaksina kundër lisë së majmunit në qendrat shëndetësore vendase, por ky numër nuk mjafton. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se më shumë se 18,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 78 vende, shumica e tyre në Evropë. Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë virale që transmetohet zakonisht përmes lëngjeve trupore, pikave të frymëmarrjes dhe materialeve të tjera të kontaminuara. Kjo sëmundje zakonisht çon në ethe, vjellje dhe inflamacion të nyjeve limfatike.

Tags