Sistemi i transportit në Britani mbyllet sërish
5000 punonjës të hekurudhave të qeverisë britanike dolën sërish në grevë për shkak të pakënaqësisë me procesin e pagesës dhe masën e shpërblimit të marrë.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, kjo kategori prej 5000 punonjësish përfshin pothuajse një të katërtën e punonjësve britanikë të hekurudhave dhe nën ndikimin e normës më të lartë të inflacionit të regjistruar në 40 vitet e fundit, ata kërkojnë paga më të larta. Si rezultat, të gjitha shërbimet e trenave të pasagjerëve u anuluan dhe linjat hekurudhore në distanca të gjata në Londër u detyruan të ndalonin shërbimin e tyre për pasagjerët. Kjo është greva e dytë pas grevës mbarëkombëtare të 40,000 punonjësve britanikë të transportit që u mbajt javën e kaluar. Unioni Kombëtar Britanik i Transportit Hekurudhor dhe Detar njoftoi se për faktin se pagat nuk përputhen me normën e inflacionit në këtë vend, mbajtja e kësaj greve është bërë e domosdoshme. Grevat po zhvillohen ndërkohë që qeveria britanike nuk ka përmbushur premtimet e saj në lidhje me rritjen e pagave të punëtorëve dhe Liz Truss, ministrja e Jashtme e këtij vendi, ka premtuar se do të shtypë sindikatat, të cilat konsiderohen si një nga qarqet politike më aktive për mbrojtjen e të drejtave civile në Britani.