Rusia akuzon SHBA-në për përfshirje direkte në luftën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130512-rusia_akuzon_shba_në_për_përfshirje_direkte_në_luftën_në_ukrainë
Rusia për herë të parë ka akuzuar sot SHBA-në se është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira drejtpërdrejt në konfliktin e vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • Rusia akuzon SHBA-në për përfshirje direkte në luftën në Ukrainë

Rusia për herë të parë ka akuzuar sot SHBA-në se është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira drejtpërdrejt në konfliktin e vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha të martën se deklaratat e bëra nga Vadim Skibitsky, përfaqësues i Drejtorisë së Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, konfirmojnë përfshirjen e Amerikës në konflikt. Skibitsky refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve se satelitët e kujt u përdorën për sulme kur fliste për sistemet e raketave HIMARS të SHBA. Zyrtari ukrainas, megjithatë, tha se ata konsultohen me SHBA-në përpara se të nisin sulmet dhe se Uashingtoni ka fuqinë e vetos mbi vendimmarrjen. “Amerikanët janë të përfshirë plotësisht. Tani përfaqësuesit e Kievit po flasin për përfshirjen e tyre ushtarake jo vetëm përmes furnizimit me armë, por përmes menaxhimit të personelit në radhët e Forcave të Armatosura të Ukrainës, udhëzimeve të drejtpërdrejta dhe zgjedhjes së objektivave”, shtoi Zakharova. Gjeneral Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë tha sot se SHBA jepte “aprovime” ndaj ushtrisë së Ukrainës për objektivat që mund të goditen nga sistemet e fundit amerikane të artilerisë ‘Himars’, që po përdoren nga forcat e Kievit. “Administrata Biden është drejtpërsëdrejti përgjegjëse për sulmet me raketa të kryera nga Kievi ndaj zonave rezidenciale dhe infrastrukturës civile në Donbass dhe rajone të tjera, ku kanë shkaktuar vdekje masive të civilëve”, tha Konashenkov.