Fillimi i stërvitjes më të madhe ushtarake të Kinës rreth Tajvanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130578-fillimi_i_stërvitjes_më_të_madhe_ushtarake_të_kinës_rreth_tajvanit
Televizioni Qendror i Kinës njoftoi se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka nisur një stërvitje në shkallë të gjerë me zjarr të drejtpërdrejtë në rrethinat e Tajvanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 04, 2022 07:53 Europe/Tirane
  • Fillimi i stërvitjes më të madhe ushtarake të Kinës rreth Tajvanit

Televizioni Qendror i Kinës njoftoi se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka nisur një stërvitje në shkallë të gjerë me zjarr të drejtpërdrejtë në rrethinat e Tajvanit.

Sipas Sputnik, kjo stërvitje tre-ditore, e cila është një përgjigje ndaj vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan, do të kryhet në gjashtë zona përreth ishullit të Tajvanit. Disa nga gjashtë zonat ku Pekini ka thënë se po zhvillohen stërvitjet janë brenda ujërave territoriale të Tajvanit. Pala kineze ka paralajmëruar anijet dhe avionët që të mos hyjnë në hapësirën ujore dhe ajrore në zonat ku zhvillohet stërvitja. Nancy Pelosi udhëtoi për në Tajvan të martën në mbrëmje. Kjo është vizita e parë e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në Tajvan që nga viti 1997. Qeveria amerikane, e paralajmëruar nga presidenti kinez se "kush luan me zjarrin rrezikon të digjet", e siguroi Pekinin për respektimin e politikës së "një Kine të vetme" dhe u distancua nga vizita e Pelosit sepse, sipas Uashingtonit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve vendos nga vetë. Vizita e Pelosit ishte shkas për një raund të ri tensionesh në ngushticën e Tajvanit.  Përveç shpalljes së fillimit të stërvitjeve ushtarake nga 4 deri më 7 gusht, Pekini ka sanksionuar dy fondacione tajvaneze, ka pezulluar eksportin e rërës natyrore në ishull dhe importin e agrumeve dhe disa llojeve të produkteve të peshkut nga Tajvani.