Bashkimi Evropian dënoi operacionin ushtarak rreth centralit bërthamor të Ukrainës
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dënoi aktivitetet ushtarake të Rusisë rreth stacionit bërthamor të Zaporizhia në Ukrainën juglindore.
Sipas IRNA Josep Borrell në llogarinë e tij në Tëitter shkroi: Bashkimi Evropian dënon aktivitetet ushtarake të Rusisë rreth termocentralit bërthamor Zaporizhia. Duke i cilësuar këto veprime ushtarake si “shkelje të rënda dhe të papërgjegjshme të ligjeve të sigurisë bërthamore dhe normave ndërkombëtare”, ai kërkoi aksesin e menjëhershëm të ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në këtë termocentral. Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, gjithashtu dënoi bombardimin e termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë, duke thënë se ky veprim mbart rrezikun e një katastrofe bërthamore. Termocentrali bërthamor Zaporizhia në juglindje të qytetit Enrhodar, i cili konsiderohet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Termocentrali bërthamor i Çernobilit, i cili nuk është aktiv, gjithashtu është në duart e rusëve. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se forcat ukrainase sulmuan territorin e termocentralit bërthamor Zaporizhia të Ukrainës, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.