Tre të vdekur pas të shtënave në Florida
Tre persona u qëlluan për vdekje pasi një situatë pengjesh ndodhi në një takim të “Narkotikëve Anonim në Florida”, tha policia.
Sipas mediave amerikane, një burrë u qëllua dhe një grua ishte marrë peng nga një i dyshuar i paidentifikuar kur oficerët nga Departamenti i Policisë së Daytona Beach u thirrën në skenën e një organizate bamirësie të hënën në mbrëmje. Një ekip i SWAT hyri në ndërtesë duke gjetur të vdekur dy viktimat dhe të dyshuarin për pengmarrje. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për vdekjet. Hetuesit besojnë se ngjarja ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje në familje. Sipas raporteve zyrtare, në Amerikë ka rreth 300 milionë armë zjarri që do të thotë se ka pothuajse një armë për çdo person në këtë vend. Sipas të dhënave nga Arkivi Amerikan i Dhunës me Armë, deri më 2 qershor të këtij viti, më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë dhe 15,000 janë plagosur nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara.