Kremlini reagon ndaj deklaratave të Zelenskyt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130784-kremlini_reagon_ndaj_deklaratave_të_zelenskyt
Pas thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që t’ju ndalohet udhëtimi të gjithë rusëve, ka reaguar Kremlini.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2022 15:29 Europe/Tirane
  • Kremlini reagon ndaj deklaratave të Zelenskyt

Pas thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që t’ju ndalohet udhëtimi të gjithë rusëve, ka reaguar Kremlini.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se “propozimi” ishte irracional duke shtuar se Evropa fillimisht duhet të vendosë nëse dëshiron të paguajë faturat e Zelenskyt. Ai këmbënguli se nuk ka gjasa që rusët të izolohen nga pjesa tjetër e botës. “Mendim irracional dhe një peshim i gabuar. Kjo vetëm sa do të ndikonte më shumë negativisht. Çdo tentim për të izoluar Rusinë apo rusët është një proces pa perspektivë”, shtoi Peskov. Kremlini e hodhi poshtë thirrjen e Zelenskit për një ndalim si të paarsyeshme, duke thënë se Evropa në fund të fundit do të duhet të vendosë nëse dëshiron të paguajë faturat për "kapriçot" e Zelenskyt. Peskov përjashtoi të hënën mundësinë e një takimi midis presidentëve rus dhe ukrainas për krizën e gjatë në ish-vendin sovjetik, duke thënë se një samit i tillë do të mblidhet vetëm pasi negociatorët nga të dyja palët të kenë "kryer detyrat e shtëpisë".