Luftime të ashpra në Donetsk, ndërsa rusët përpiqen të pushtojnë Donbassin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130848-luftime_të_ashpra_në_donetsk_ndërsa_rusët_përpiqen_të_pushtojnë_donbassin
Gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, luftime të ashpra raportohen në Donetsk të Ukrainës, ndërsa forcat ruse vazhdojnë më tej me planet për të kapur të gjithë rajonin lindor të Donbassit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 11, 2022 15:41 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra në Donetsk, ndërsa rusët përpiqen të pushtojnë Donbassin

Gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, luftime të ashpra raportohen në Donetsk të Ukrainës, ndërsa forcat ruse vazhdojnë më tej me planet për të kapur të gjithë rajonin lindor të Donbassit.

Të enjten, luftime të rënda u raportuan rreth qytetit të Pisky, që ndodhet në rrethin Pokrovsk dhe rreth 10 kilometra në veriperëndim të Donetskut, kryeqyteti i një province me të njëjtin emër. Sipas një zyrtari në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, rajoni Pisky ishte nën kontrollin e forcave ruse dhe separatiste që nga e enjtja. “Është nxehtë në Pisky. Qyteti është i yni, por ka xhepa të shpërndarë të rezistencës në veri dhe perëndim të tij”, tha Danil Bezsonov. Informacionet e fundit nga fusha e betejës nga zyrtari pro-rus erdhën pasi zyrtarët ukrainas kanë mohuar se Pisky që është një rajon i fortifikuar rëndë dhe një çelës për mbrojtjen e Donetskut, është kapur nga trupat ruse. Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë të postuar në YouTube se "lëvizja ruse në Pisky" ishte "pa sukses". Ndërkohë, Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, i intervistuar në televizionin ukrainas, pohoi se Moska kishte vendosur një numër në rritje mercenarësh në rajon, përfshirë forca nga firma private e sigurisë Wagner. "Dikur kishim qytete paqësore ukrainase. Tani jemi futur në mesjetë. Njerëzit tani po largohen sepse kanë frikë se mos ngrijnë në dimrin e ardhshëm," tha ai.