Borrell: Evropianët duhet të paguajnë çmimin e krizës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130852-borrell_evropianët_duhet_të_paguajnë_çmimin_e_krizës_në_ukrainë
Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se popujt e kontinentit europian duhet të paguajnë çmimin për mbështetjen e Ukrainës dhe ruajtjen e unitetit të këtij bashkimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 11, 2022 15:41 Europe/Tirane
  • Borrell: Evropianët duhet të paguajnë çmimin e krizës në Ukrainë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se popujt e kontinentit europian duhet të paguajnë çmimin për mbështetjen e Ukrainës dhe ruajtjen e unitetit të këtij bashkimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Joseph Borrell shefi për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, në një intervistë të botuar të enjten në gazetën spanjolle "El Pais", tha: "Ne duhet t'u shpjegojmë qytetarëve tanë se kjo nuk është lufta e të tjerëve dhe popujt e kontinentit europian duhet të paguajnë çmimin për mbështetjen e Ukrainës dhe për ruajtjen e unitetit të Bashkimit Evropian". "Ne jemi në luftë dhe këto gjëra nuk janë falas," tha Borrell, duke shtuar se kostot duhet të shpërndahen "drejtësisht". Duke iu referuar rritjes së inflacionit dhe mungesës së mundshme të energjisë në vendet evropiane, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha: "Brukseli u kërkoi vendeve anëtare të reduktonin konsumin e tyre të energjisë për të qenë më të përgatitur për pikun e kërkesës këtë dimër, por disa vende nuk ranë dakord me këtë propozim". Spanja, vendi i Borrelit, ka qenë ndër zërat kundërshtues, me Ministren e Energjisë Teresa Ribera që tha muajin e kaluar se "imponimi i sakrificave të padrejta" nuk është mënyra më e mirë për t'u përballur me krizën. Borrell në këtë intervistë tha se Europa duhet të përgatitet për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë për një kohë të gjatë.