Rritet shkalla e papunësisë në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130868-rritet_shkalla_e_papunësisë_në_turqi
Instituti i Statistikave të Turqisë njoftoi se numri i të papunëve në këtë vend është mbi 3.5 milionë njerëz.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 12, 2022 07:38 Europe/Tirane
  • Rritet shkalla e papunësisë në Turqi

Instituti i Statistikave të Turqisë njoftoi se numri i të papunëve në këtë vend është mbi 3.5 milionë njerëz.

Turqia po përballet me një krizë ekonomike të paprecedentë dhe deri më tani të gjitha zgjidhjet e qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan për të zgjidhur ose të paktën për të ulur ashpërsinë e krizës, kanë dështuar.  Prandaj, vëzhguesit parashikojnë ditë të vështira për Erdoganin dhe partinë në pushtet të Turqisë (AKP) në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023. Në raportin e fundit, Instituti i Statistikave të Turqisë njoftoi se shkalla e papunësisë (për moshat 15 vjeç e lart) në qershor ishte 10.3% dhe numri i të papunëve në këtë muaj ishte 3.54 milionë. Në këtë raport, shkalla e papunësisë së personave të moshës 15 deri në 24 vjeç është vlerësuar në 20.4% ndërkohë që shkalla e papunësisë tek femrat e kësaj moshe është 27.9% dhe tek meshkujt është 16.3%.  Ky institut në muajin maj shkallën e papunësisë e shpalli 10.6%.