Sulm ndaj shkrimtarit Salman Rushdie në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130914-sulm_ndaj_shkrimtarit_salman_rushdie_në_nju_jork
Salman Rushdie, autori i librit Vargjet Satanike, i cili ka fyer Profetin e Islamit, u sulmua të premten teksa planifikonte të mbante një fjalim në West New York.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 13, 2022 08:20 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj shkrimtarit Salman Rushdie në Nju Jork

Salman Rushdie, autori i librit Vargjet Satanike, i cili ka fyer Profetin e Islamit, u sulmua të premten teksa planifikonte të mbante një fjalim në West New York.

Zëdhënësi i Salman Rushdie të premten njoftoi: Pas disa orësh operacioni, Salman Rushdie po merr frymë përmes një ventilatori dhe nuk është në gjendje të flasë. Andrew Willey shtoi: Salman Rushdie me siguri do të humbasë njërin sy, ndëkrohë që nervat e dorës i janë prerë dhe mëlçia i është dëmtuar nga ky sulm me thikë.  Duhet theksuar se Salman Rushdie, një mysliman i devijuar dhe me origjinë indiane, shkroi një libër nënçmues dhe fyes kundër Profetit të Shenjtë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe kundër Kur'anit Famëlartë. Libri u quajt "Vargjet Satanike " dhe u botua në shtator 1988.